Konflikti bashki-qeveri vazhdon

08/11/2009 14:45

Bashkia e Tiranes ka rrezuar pretendimet e Ministrise se Transporteve lidhur me shkresen ku thuhej se trualli ne qender te Tiranes mes rruges se Durresit dhe asaj te Kavajes eshte toke shteterore.

“Kryeministri deklaroi se prona komunitetit mysliman i eshte dhene me dokumente te falsifikuara. Ne kemi dokumentin qe e hedh poshte kete. Qeveria ka marre nje nisme shtetezimi per nje pjese te prones. Ministri thote se do e beje lulishte, kryeministri se do ta shese”, shprehet administratori i pergjithshem i bashkise, Dritan Agolli.

Perfaqesuesit e bashkise thone se shkresa e bere publike nga Ministria e Transporteve nuk ka lidhje me pronen qe i perket familjes Kika dhe komunitetit mysliman, por me pronen tek lulishtja perballe parlamentit. Agolli shtoi se nese qeveria do te veproje ne menyre antiligjore, pronaret dhe investitoret do te kerkojne demshperblim vlera e se cilit eshte miliona euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA