Kaskada e Drinit, grup pune per monitorimin e prurjeve

08/11/2009 14:30

Ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Dritan Prifti ka urdheruar ngritjen e nje grupi pune i cili do te monitoroje situaten hap pas hapi ne kaskaden e Drinit.

Reshjet e fundit masive kane rritur nivelin e Fierzes ne 284 metra mbi nivelin e detit, saktesisht 12 metra nen nivelin maksimal. Sipas Ministrise se Ekonomise, grupi punes i cili do te drejtohet nga zevendesministri Leonard Beqiri, do te informoje kryeministrin nje here ne kater ore mbi situaten hidrike ne kasakde.

Por ekspertet e energjitikes thone se probabiliteti qe Fierza te arrije piken maskimale mbetet i ulet, dhe i konsiderojne keto masa te Ministrise se Ekonomise si paraprake per te mos qene te papergatitur ne rast te nje situate te jashtezakonshme.

Gjithsesi, ekspertet kerkojne qe te shmanget me cdo kusht derdhja e ujit, dhe propozojne si zgjidhjen me te mire depozitimin e energjise apo mundesine e eksportit te saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA