Nje shqiptar 34-vjecar, i denuar me 15 vjet burg ne mungese ne Shqiperi, eshte arrestuar nga karabinieret ne Xhenova te Italise.
I riu nga qyteti i Vlores eshte arrestuar ne nje lokal teksa ishte ne shoqeri me disa shoke shqiptare. Mediat italiane, duke iu referuar policise shqiptare, bene te ditur se 34-vjecari Edison Malaj, eshte denuar nga gjykata shqiptare per vjedhje banke.
Ai kishte mberritur ne Itali ne menyre klandestine ne bordin e nje gomoneje. Policia e ka mbyllur 34-vjecarin ne burgun Kiavari ne pritje te nje vendimi per ekstradimin drejt vendit tone. Ky informacion eshte konfirmuar edhe nga policia shqiptare. Sipas te dhenave zyrtare, Interpol Tirana informon se eshte bere kapja ne Itali e shtetasit shqiptar te shpallur ne kerkim nderkombetar, Edison Hyqmet Malaj, 34 vjec, nga Vlora.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendim te dates 15 prill 2003 e ka denuar Edison Malajn me 15 vjet burg, pasi eshte deklaruar fajtor per vepren penale vjedhje me arme. Kapja e tij u be si rezultat i bashkepunimit e shkembimit te informacionit ndermjet Interpol Tiranes dhe Interpol Romes.
Top Channel