Vidhet argjendaria, hajdutet ikin te mbushur me flori neper nate.
Nje nga argjendarite ne qender te qytetit bregdetar te Durresit, perballe ish-dyqanit te luleve, eshte vjedhur me thyerje gjate oreve te para te se shtunes, kur te gjithe, perfshire dhe forcat e policise, ishin perqendruar ne situaten qe po krijohej ne periferite e qytetit per shkak te reshjeve te dendura te shiut.
Burime nga grupi hetimor qe vazhdon punen ne vendin e ngjarjes bejne te ditur se hajdutet kane marre sasi te shumta malli, kryesisht bizhuteri te florinjta, te cilat paraprakisht mendohet se kapin vleren e 1.1 milione lekeve.
Policia ka nisur punen per te zbuluar autoret e vjedhjes dhe kapur ata, ndersa materialet paraprake per vepren penale te vjedhjes me thyerje i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres.
Top Channel