UT, pedagoge nga universitetet e huaja

07/11/2009 09:10

Ne vazhden e risive te ketij viti akademik, nje tjeter lajm i “forte” vjen nga Universiteti i Tiranes. Plot 200 pedagoge, qe aktualisht japin mesim ne universitetet e huaja, do te jene pjese e stafeve akademike ne fakultetet e Universitetit te Tiranes.

Konkretisht kete vit do te nisin pune si profesore te jashtem 200 pedagoge te huaj. Vendimi ka ardhur pas diskutimeve me dekanatet dhe ne kuadrin e permiresimit te mesimdhenies ne Universitetin e Tiranes.

Pedagoget do te japin mesim ne te gjitha ciklet e studimit dhe ne deget kryesore te fakulteteve te Tiranes. Kjo eshte pare me interes nga departamentet e fakulteteve, nderkohe qe shihet pozitivisht edhe nga studentet e Universitetit te Tiranes.

Madje, keshillat studentore disa here kane kerkuar qe pjese e stafeve akademike te jene edhe specialistet e huaj, te cilet vijne nga universitetet me te njohura dhe mund te sjellin edhe nje pervoje te re, si per studentet ashtu edhe per profesoret shqiptare.

Top Channel