
Bamir Topi, Presidenti i Shqiperise, priti dje Drejtorin Ekzekutiv te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) Avni Mustafaj dhe Keshilltarin e Larte, Dejvid Skoton.
Kreu i shtetit vleresoi marredheniet e shkelqyera ne te gjitha fushat mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, aleatit dhe partnerit strategjik me te rendesishem te vendit tone.
Topi shprehu mirenjohjen per ndihmesen e panderprere te diaspores shqiptare dhe çmoi bashkepunimin e frytshem me Keshillin Kombetar Shqiptaro-Amerikan.
Teksa beri nje panorame te zhvillimeve ne vend dhe duke u ndalur ne situaten aktuale politike, vuri ne dukje nevojen dhe rendesine e bashkepunimit dhe kontributit te te gjitha forcave politike ne vazhdimin e reformave jetike per vendin, sidomos te reformes ne drejtesi apo zgjidhjen perfundimtare dhe te drejte te çeshtjes se pronave.
Presidenti theksoi se per te permbushur standardet integruese dhe realizimin e aspirates se mbare popullit per t’u bere pjese e familjes europiane, eshte shume e rendesishme qendrueshmeria e institucioneve dhe konsolidimi i demokracise shqiptare.
Top Channel