Shqiperi-Mal i Zi, s’do kete regjim vizash

07/11/2009 08:35

Gjate vizites se tij ne Podgorice, ministri i Jashtem Ilir Meta eshte takuar me homologun e tij malazez Milan Roçen, takim gjate te cilit i konsideroi marredheniet dypaleshe mes Shqiperise dhe Malit te Zi si te shkelqyera dhe vleresoi nivelin e bashkepunimit mes dy vendeve.

Gjate nje konference te perbashket per shtyp, z. Meta u shpreh optimist per marredheniet qe ekzistojne mes dy vendeve, duke i cilesuar ato si “model per vendet e tjera fqinje qe duan te ecin ne rrugen e integrimit”.

“Shqiperia dhe Mali i Zi kane marredhenie te shkelqyera. Keto vende kane nje vizion dhe nje objektiv te perbashket per te ardhmen: anetaresimin ne Bashkimin Europian, si dhe zgjerimin e NATO-s me anetaresimin e Malit te Zi”, eshte shprehur Meta.

Ndersa Roçen trajtoi edhe çeshtjen e levizjes se qytetareve te dy vendeve duke theksuar se, “edhe pasi Mali i Zi te perfitoje liberalizimin e vizave me BE-ne, vendi i tij nuk do te ndryshoje regjimin e vizave me Shqiperine dhe qytetaret shqiptare dhe ata malazeze do te vazhdojne te udhetojne pa viza drejt vendeve respektive”.

Top Channel