SHBA, vaksina kunder H1N1, bankat furnizohen para spitaleve

07/11/2009 02:10

Polemika te ashpra kane plasur ne publikun dhe median amerikane ne lidhje me shperndarjen e vaksines kunder gripit te derrit.

Sipas disa burimeve, shume banka kane arritur ta sigurojne vaksinen anti grip shume kohe me pare se te njejten gje ta benin disa nga spitalet e vendit edhe pse agjencia federale e krijuar enkas per shperndarjen e kures kunder H1N1 ka udhezuar se ajo duhet te kaloje me pare ne duart e personave qe jane me te rrezikuar.

Por duket se nuk eshte ky problemi i vetem, pasi shumica e qytetareve amerikane jane te zhgenjyer nga sasia qesharake e vaksinave e hedhura ne treg ne nivel kombetar duke u shprehur se qeveria nuk po mban premtimin e dhene per kete problem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA