Reshjet e dendura te shiut kane permbytur dhjetra shtepi ne Shkozet dhe ish-keneten e Durresit, ndersa situata eshte e renduar edhe ne lagje te tjera te qytetit bregdetar, ku ujerat ka shkaktuar probleme serioze.
Pervec dendesise se reshjeve te shiut, situata eshte renduar dhe nga hidrovori, qe ka punuar me kapacitet te pjesshem.
Kanali i kullimit ne pjesen veriore te qytetit eshte bllokuar dhe ujerat kane dale nga shtrati i tij. Kjo ka sjelle permbytje ne shkollen 9 vjecare “Met Hasa” ne Porto Romano.
Edhe shkolla e mesme “Olsi Lasko” ne Shkozet eshte permbytur. Uji ka vershuar gjithashtu dhe ne katet e para te shume pallateve, ndersa ne nje nga parkimet prane ‘Lagjes 4’ te Durresit shirat dhe infrastruktura e manget e kullimit i kane gjetur shume automjete nen uje.
Kushtet atmosferike kane renduar edhe rrjetin energjitik gjate oreve te nates. Furnizimi eshte bere me probleme, luhatje tensioni dhe nderprerje te vazhdueshme ne qytetin-port.
Top Channel