Qeveria po rishikon te gjitha kriteret per krijimin e nje skeme te re te ndihmes ekonomike per familjet e varfra.
Qellimi eshte jo vetem rritja e ndihmes ekonomike dhe sherbimeve qe do t’u mbulohet ketyre familjeve, por edhe shmangia perfundimtare e abuzimit me ndihmes sociale nga zyrtaret.
Kryeministri Berisha dhe ministri i Financave Ridvan Bode kane treguar gjate mbledhjes shembuj qe sesi këshilltarë ne disa bashki dhe komuna jane gjetur te perfshire ne skemen e ndihmes ekonomike, duke e ndare ate mes tyre.
Me eliminimin e ketyre abuzimeve dhe perfshirjen ne skeme te sherbimeve jetike sociale, kryeministri Berisha shprehu bindjen se lufta kunder varferise do te jete me efikase.
“Ndihma ekonomike duhet të përfshijë të gjitha detyrimet që familjeve në nevojë u lindin me shtetin dhe të cilave nuk kanë mundësinë t’u përgjigjen, si shkollimi, librat, bursat për fëmijët, energjia dhe të gjitha aspektet e tjera të jetesës së tyre që nuk përballohen dot”, u shpreh Berisha.
Grupi i punes, qe po shqyrton ndryshimin e ligjit per ndihmen ekonomike, ka diksutuar per permiresimin e skemes edhe per nenat me shume femije jetime si dhe per personat me aftesi te kufizuara, te cilet nuk kane asnje mundesi per te nxjerre vete te ardhura per te jetuar.
Top Channel