Gjate nje takimi mes gjyqtareve, Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise ka bere thirrje per mbledhjen sa me urgjente te konferences gjyqesore per te nxjerre prej andej anetaret e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise.
Te gjendur perballe kesaj situate unioni i beri thirrje Keshillit te Larte te Drejtesise te mos marre asnje vendim per emerim, transferim apo vendime te tjera, derisa te zgjidhen anetaret e rinj.
Sipas unionit, dy prej anetareve te KLD-se jane me mandat te perfunduar dhe dy te tjere te emeruar ne detyra te tjera nuk jane prezente ne kete organizem.
Konferenca gjyqesore duhet te zgjedhe anetaret e rinj, pasi ne kete menyre – sipas Unionit – KLD futet ne krize.
Ne kete mbledhje, Unioni i beri thirrje edhe Kuvendit te rishikoje projektligjin per antimafian, pasi ai e vlereson kete projektligj me standarde te deformuara sepse prek lirite themelore te njeriut.
Top Channel