Kryeministri Sali Berisha, i dergoi presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack Obama, nje telegram ngushellimi per tragjedine e ndodhur ne bazen e Fort Hood, Teksas, ku humben jeten 13 ushtarake dhe u plagosen 30 te tjere.
“Me keqardhje te thelle mesuam per ngjarjen tragjike ne bazen ushtarake te Fort Hood, Teksas, ku si pasoje e goditjes se pabese me arme zjarri humben jeten 13 dhe u plagosen 30 ushtarake dhe qytetare te tjere te pafajshem amerikane, te cilet i ishin perkushtuar nje misioni fisnik e shume te vleresuar”, thuhet ne mesazhin e Berishes.
Kryeministri shqiptar shkruan se ‘ne keto caste zije kombetare,ndan me qeverine dhe kombin mik amerikan, si dhe forcat e armatosura te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, hidherimin per humbjen e jeteve njerezore’.
Top Channel