Nje sere percarjesh jane vene re mes ministrave te Finances te grupimit G20 mbi menyren se si do te zvogelohen shpenzimet stimuluese per te penguar ndryshimet e klimes.
Ministrat nga 20 vendet me te industrializuara jane mbledhur ne Seint Endrius per te diskutuar mbi rimekembjen e ekonomise globale dhe per te shmangur perseritjen e “brejtjes” se kredive.
Disa prej vendeve, mes te cilave SHBA, Japonia dhe Gjermania deshirojne qe te debatohet mbi masat e fundit per te nxitur rritjen ekonomike.
“Ne nuk mund te jemi ende te sigurte qe rimekembja globale i ka mundesite qe te jete afatgjate”, ka deklaruar kancelari Alistair Darling.
“Pasi t’i kemi hyre kesaj rruge, ne duhet te koordinojme planet tona per rimekembjen, ashtu sic kemi koordinuar pergjigjen ndaj recesionit”, ka shtuar ai.
Top Channel