135 gazetare, analiste, drejtues mediash dhe botues kane neshkruar nje thirrje publike per te terhequr vemendjen per perkeqesimin e klimes se lirise se medias.
“Ne bashkohemi ne kete thirrje publike qe synon nisjen e nje aksioni te perbashket per te vendosur standarte te reja per lirine e shtypit ne Shqiperi. Nisur nga fakti qe Shqiperia tani eshte vend anetar i NATO-s dhe ka aplikuar per t’u anetaresuar ne Bashkimin Evropian, ne gazetaret shqiptare shprehim angazhimin tone per te rritur presionin mbi qeverine, palamentin dhe opinion publik, lidhur me standartet e uleta te lirise se shtypit ne vendin tone’, thuhet ne deklarate.
Gazetaret jane te mendimit se Shqiperia ka bere hapa te theksuara mbrapa ne klasifikimin boteror te lirise se shtypit gjate vitit qe shkoi, nderkohe qe ngjarje te reja e bejne dhe me pesimiste te ardhmen e lirise se shtypit.
Gazetaret shqiptare po ndeshen perdite me nje regjim politiko – mediatik, ku mbizoteron perpjekja per te mbajtur nen kontroll me te gjitha mjetet fjalen e lire dhe gazetarine kritike e investigative.
Me tej ne deklarate theksohet se shqetesuese kane qene dhe vazhdojne te jene presionet mbi bizneset e medias kritike me qeverine, te cilat jane shfaqur ne formen e prishjes se kontratave afatgjate te investimeve, zhvendosjen se dhunshme te selive te redaksive dhe studiove televizive kritike me qeverine si dhe prishje arbitrare te antenave te televizioneve qe nuk konsiderohen nen kontroll te qeverise.
‘Ne gazetaret shqiptare – vijon me tej deklarata – kerkojme mbeshtetje te organizmave nderkombetare si Bashkimi Evropian, OSBE, Departamenti Amerikan i Shtetit, si dhe institucioneve presitigjoze nderkombetare per lirine e medias si Federata Nderkombetare e Gazetareve, Komiteti per Mbrojtje te Gazetareve , Organizates Reportere pa kufij, per te na mbeshtetur dhe ndihmuar ne perpjekjet tona per mbrojtjen e lirise se shtypit ne Shqiperi dhe arritjen e standarteve perendimore’.
Top Channel