Gazetaret: Fjala e lire, ne rrezik nga dhuna

07/11/2009 08:45

Sipas gazetareve shqiptare, problemet e medias ne Shqiperi jane probleme te mbarsura qe incidente te tilla ndodhin si pasoje e nje ambienti aspak te pershtatshem per kultivimin e lirise se shprehjes ne rrethana te qeta per nje vend te pjekur demokratikisht.

Kryetari i Unionit te Gazetareve Shqiptare, Aleksander Çipa, i cili ishte dhe organizatori i takimit deklaroi se tre jane problemet thelbesore qe shqetesojne median dhe gazetaret ne Shqiperi.

Sipas Çipes, tri plaget me te renda jane: Pushteti i Parase, Informaliteti dhe Dhuna. Sipas kreut te Unionit te Gazetareve keto fenomene te renda kane ndikuar per keq ne media, duke shtuar politizimin e saj dhe rrezikuar pavaresine qe duhet te mbetet nje nga shtyllat e rendesishme te gazetareve.

Nderkaq, gazetari Andi Bushati, deklaroi se incidenti me gazetarin Mero Baze tregon edhe nje here ne menyre te qarte se sa te rrezikuar jane gazetaret shqiptare.

Bushati ka kritikuar Kryeministrin Sali Berisha per reagimin ndaj sulmit, duke e quajtur te manget dhe jo te sinqerte.

Sipas Andi Bushatit, “rasti Baze” tregoi se sa e rrezikuar eshte liria e shprehjes ne Shqiperi dhe se sa e rrezikshme eshte gjetja, publikimi dhe mbrojtja e se vertetes.

Nderkohe, Mustafa Nano, ka zgjeruar spektrin e funksionimit te lirise per gazetaret, duke sulmuar me ashper kreun e qeverise shqiptare, i cili sipas tij po ndermerr veprime qe prishin balancen dhe forcojne kontrollin e Kryeministrit mbi institucionet e fjales se lire ne Shqiperi.

Top Channel