Debatet per lulishten, Olldashi: Kemi dokumenta

07/11/2009 15:30

Ministria e Puneve Publike ne kunderpergjigje te akuzave te vazhdueshme te deputeteve te Partise Socialiste dhe zyrtareve te bashkise Tirane, ben publike dokumenta, te firmosura nga kryebashkiaku Rama dhe administratori i pergjithshem i bashkise Dritan Agolli, sipas te cilave vertetohet se trualli ne qender te Tiranes ndermjet rruges se Kavajes dhe asaj te Durresit, nuk eshte privat.

Ne nje shkrese zyrtare te dates  7 korrik 2009 Zyra e Avokatise se Shtetit i ka bere te ditur bashkise se Tiranes se brenda kufijve te prones se  familjes Kika figuron te kete dhe prona shteterore, ne te cilat perfshihet dhe ky shesh.

Nisur nga kjo bashkia Tirane, me firme te kryebashkiakut Rama i ka kerkuar zyres rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave  qe ne lidhje me pronen e familjes Kika te mos procedohet me kthim fizik, pasi ky truall nuk eshte i lire, pasi eshte truall shteteror.

Keto dokumente i beri publike ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi.

“Te tre keto dokumenta vertetojne qe z.Rama dhe zyrtare te tjere te bashkise jane ne djeni te faktit plote se ajo eshte prone shteterore qe eshte shkelur ne menyre te parregullt”, u shpreh Olldashi.

Trualli qe eshte kthyer ne molle sherri, u shnderrua ne lulishte, nga qeveria, e cila tha se ne vend te pallatiti qe do te ndertonte bashkia, do te ndertojme nje lulishte per publikun.

Por shnderrimin e tij ne lulishte opozita e cilesoi si manover te kryeministrit per t’ia shitur njerezve te tij, pasi dy dite pas shnderrimit ne lulishte Berisha deklaroi se trualli do te shitet me ankand.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA