Brown: Bankat, kontrate te re sociale
07/11/2009 12:10
Kryeministri britanik Gordon Brown ka bere thirrje per nje “kontrate te re sociale” me bankat ne te gjithe boten, ne menyre qe ato te behen me te pergjegjshme ndaj shoqerise.
Duke folur ne samitin e G20 te mbledhur ne Skoci, Brown tha se eshte e papranueshme qe arritjet e bankave te jene kaq te pakta.
Ai theksoi se duhet te merret parasysh vendosja e nje takse mbi transaksionet financiare, e cila do te sherbeje per te nxjerre bankat nga kriza.
Kreu i qeverise britanike ka shtuar me tej se eshte “thelbesore” qe te arrihet progres persa i perket ceshtjes se fondeve per parandalimin e ndryshimeve te klimes.
Top Channel