Bllokimi ne Kalimash, PS: Berisha te jape sqarime

07/11/2009 16:10

Opozita kerkoi qe kryeministri Sali Berisha te jape shpjegime per bllokimin e tunelit te Kalimashit dhe demtimin e tij disa muaj pasi u inaugurua nga vete kryeministri.

Sipas zedheneses se Partise Socialiste, demtimi i tunelit eshte tregues i korrupsionit dhe abuzimit me koston e larte te kesaj rruge.

“Jane hedhur me shume se nje miliard euro pas fillimit te punimeve ne rrugen e kombit,  dhe mund te thuhet se tuneli ne fjale, eshte shembur po aq here sa eshte inauguruar per qellime elektorale nga Sali Berisha”, u shpreh zedhenesja.

PS, pas shembjes se radhes e tunelit ngre nje sere pyetjesh serioze per te cilat  kerkon pergjigje.
 
“Çfare po ndodh sot me tunelin e Kalimashit? Si e shpjegon ministria dhe kompania ndertuese faktin qe nje tunel qe ka kushtuar me qindra miliona euro shembet papritur kater muaj pas inaugurimit te radhes se kryeministrit?”, tha zedhenesja.

Top Channel