Vizat, eurodeputetja: Serbia lobing kunder Shqiperise

06/11/2009 19:40

Diplomatet serbe kane lobuar prane Parlamentit Europian kunder inisiatives per liberalizimin e shpejte te vizave ndaj Shqiperise dhe Bosnjes.

Eurodeputetja Sarah Ludford tregoi kete levizje te diplomateve serbe dhe i kerkoi llogari Ministrit te Jashtem, Vuk Jeremic ne Komitetin e jashtem Parlamentar.

“Ambasada juaj ketu, ne Bruksel, ka lobuar prane eurodeputeteve kunder qendrimit qe Parlamenti Europian po ndermerrte e qe ishte konfirmimi i menjehershem i perspektives se liberalizimit te vizave per 3 vende te Ballkanit perfshi Serbine, por me synimin per te perfshire dhe Shqiperine e Bosnjen ne te, duke nenvizuar permbushjen e kritereve, cfare nuk u arrit. Mirepo u zhgenjeva qe ambasada juaj ketu po lobonte ndaj eurodeputeteve ketu kunder ketij qendrimi”, akuzoi Ludford kryediplomatin e Beogradit.

Nga ana e tij, Jeremic ka reaguar menjehere duke e hedhur poshte kete akuze. “Me gjithe respektin e duhur, automatikisht refuzoj te gjitha akuzat ndaj zyrtareve serbe. Me fjale te tjera qe zyrtaret e ambasades serbe ne nje menyre apo tjeter kane punuar kunder liberalizimit te vizave ndaj Bosnje-Hercegovines. Nese doni qendrimin zyrtar te qeverise serbe, ne mendojme se duhet te kete regjim te lire vizash qe neser”, tha ai.

Sipas eurodeputetes Ludford, diplomati serb kishte derguar nje e-mail ndaj nje eurodeputeti holandez, te cilit i kerkonte ne konfidence qe Komiteti per Ceshtjet e Sigurise, Lirise dhe Drejtesise te mos mbeshteste raportin e Tanja Fajon per perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnjes ne te njejtin propozim te Komisionit per liberalizimin e vizave, pasi nje gje e tille cenonte interesin e Serbise per levizje te lire te qytetareve te saj brenda afatit te premtuar janar 2010.

Top Channel