
Tuneli i Thirres, me i gjati dhe me i shtrenjti ne Ballkan, do te hapet disa here ne menyre te perkohshme brenda ketij viti, por dorezimi i tij prej kompanise “Bechtel-Enka” nuk ka gjasa te ndodhe perpara pranveres se vitit te ardhshem, pothuajse nje vit pas inaugurimit plot buje.
Ne Kukes qarkullojne zera se tuneli do te hapet per disa dite para dhe pas Vitit te Ri, per te lehtesuar levizjen e emigranteve nga Shqiperia e Kosova, qe kthehen per te festuar prane familjeve.
Kjo hipoteze eshte perforcuar edhe nga nje zyrtar i larte i Ministrise se Transporteve, i cili tha se, “Mund te hapet per Vitin e Ri, kur vijne emigrante, por vetem ne pranvere mund te flitet per perfundim te vepres”.
Nderkohe, mesohet se hapja me e afert e tunelit do te behet qysh kete fundjave, por vetem per disa ore, per te lehtesuar levizjen e disa njerezve per te kryer nje ritual qe ne zhargon quhet qoke.
Behet fjale per dhjetera gazetare e personalitete te fushave te ndryshme, te cilet do te mblidhen ne Kukes ne fund te kesaj jave per te marre pjese ne ceremonite qe do te organizohen me rastin e 50-vjetorit te hapjes se Radio Kukesit.
Top Channel