Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Pas fakteve te publikuara ne Top Channel mbi masakren qe po i behet Parkut Kombetar te Lures nga persona te lidhur me pushtetin lokal ne kete zone, grupi i punes i ngritur posacerisht nga Drejtoria e Sherbimit Pyjor ne Diber per te shqyrtuar situaten, pervec gjobave ka marre edhe vendime te ashpra ndaj te gjithe personave te implikuar ne prerjen e paligjshme te pemeve.
Grupi i punes ka vendosur pezullimin nga detyra e Inspektorit te Policise Pyjore, shtetasit Hasan Vladi dhe Mentor Deda. Ne shkresen e perpiluar nje dite me pare i propozohet Ministrise se Mjedisit shkarkimi i plote i tyre nga detyra.
Inspektorit te policise se sherbimit pyjor Ferit Mena i eshte dhene masa administrative verejtje me paralajmerim nga puna dhe transferohet nga zona e Parkut Kombetar Pyjor Lure ne zonen pyjore Lura Dy.
Per shtetasin tjeter Eduart Mema i filmuar nga Top Channel teksa demtonte pyjet eshte bere procedimi per kundravajtje penale dhe dokumentacioni po i percillet prokurorise se rrethit gjyqesor Diber per hetime te metejshme.
Nderkohe eshte marre edhe masa e largimit te menjehershem nga puna e shoferit te kryetarit te komunes Lures. Paralajmerim per largim nga puna ka marre edhe pergjegjesi i sektorit te zonave te mbrojtura Lure zoti Agim Tola.
Pak dite me pare Top Channel ne serialin e reportazheve Shqiperia tjeter solli fakte mbi shkaterrimin e Parkut Kombetar te Lures, ku ishin perfshire edhe kryeplaku i Lures, shoferi i kryetarit te komunes dhe shtetas te tjere.
Top Channel