Masakra ne baze ushtarake, vijojne hetimet

06/11/2009 15:00

Vazhdojne hetimet per ngjarjen e rende qe tronditi Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku 13 ushtare u vrane dhe 30 u plagosen nga nje sulm me arme brenda bazes me te madhe stervitore amerikane. (UPDATE)

Komandanti i bazes ne Fort Wood, Gjeneral Lejtnant Bob Cone, tha se personi i dyshuar si autori i vrasjeve, majori Nidal Malik Hasan, i plagosur, mbahet nen arrest.

Ish-kolege te intervistuar ne stacionet televizive amerikane thane se ai ishte i indinjuar nga perfshirja e ushtrise amerikane ne Irak e Afganistan.
 
Major Nidal Malik Hasan ishte punonjes i sektorit te shendetit mendor te ushtrise i dislokuar ne Fort Hood.

Korrespondenti i BBC-se ne Uashington thote se koleget mendojne se ai po behej gjithmone e me i indinjuar nga perfshirja amerikane atje dhe ne Afganistan.

Presidenti amerikan, Barack Obama e pershkroi incidentin ‘si shperthim te tmerrshem dhune’.
Ne nje konference shtypi ne Uashington ai tha: “Eshte mjaft e veshtire kur humbasim ushtare e ushtare trima jashte, por eshte e tmerrshme qe ata te sulmohen ne nje kazerme ushtarake ne token amerikane”.

Ai u shprehu ngushellime familjeve te viktimave dhe shtoi: “Do te sigurohemi qe te gjejme pergjigjet per çdo pyetje ne lidhje me kete incident te tmerrshem”.

Top Channel