Lulishte apo pallat?

06/11/2009 16:25

Konflikti mes qeverise dhe bashkise per truallin ne qender te Tiranes, ku qeveria tha se eshte prone shteterore dhe bashkia prone private, mori nje permase te re pas deklarates se kryeministrit se se shpejti do ta nxjerre ne ankand per shitje.

Deputeti socialist Eduart Shalsi thote se qeveria kishte si qellim jo lulishten por kalimin e kesaj prone nga duar te ligjshme ne ato te paligjshme

“Fillimisht u deklarua se trualli do te kthehej ne lulishte, nderkohe qe pas fshiheshin qellime krejt te tjera”, tha Shalsi.

Deputeti perforcon idene e tij kur thote se natyrisht qe bleresi nuk ka per qellim ta mbaje lulishte dhe se sipas tij qeveria ka gjetur Fazllicin e radhes.

Nje rast te ngjashem por invers deputeti Shalsi e tregon ne nje nga zonat pertiferike te kryeqytetit ne zonen e quajtur Bregu i lumit, te ish-uzina Dinamo.

 Ketu thote ai nga truall shteteror, i planifkuar per shkolle 9-vjecare  dhe te mesme, qeveria e kthen ne truall privat ku nuk dihet as emri i pronarit dhe as dokumentat qe verfikojne pronesine.

PS permes deputetit te saj, Eduart Shalsi vijon keshtu nje debat te nisur ne fillim jave ne qender te Tiranes, ku dy policite ajo ndertimore dhe e shtetit u perplasen per truallin ne qender.

Situata serish mbetet e paqarte dhe e pazgjidhur.

Top Channel