
Vdes gjate lindjes foshnja, familjaret akuzojne mjeket per neglizhence dhe pakujdesi profesionale.
E nisur si nje shtatzeni krejt normale, nuk qe thene te perfundonte me nje lindje normale per Lavdie Agollin, e cila nuk ka mundur ti gezohet te qares se femijes se saj te pare.
Sipas bashkeshortit te saj, Florantit, mjeku gjinekolog Ilir Karanxha eshte kujdesur dhe e ka vizituar gruan shtatzene per nje periudhe shtatemujore dhe me pas ka neglizhuar pikerisht ne momentin delikat te lindjes se femijes.
“Mjeku Ilir Karanxha eshte kujdesur per gruan time qe kur ajo ka qene dymuajshe shtatzene. Nuk na ka thene se ka pasur probleme, por qe gjithçka shkonte normalisht”, thote Florant Agolli, nga fshati Vashtmi i Korçes.
Sipas tij, edhe paraditen e se merkures kur gruaja e tij ka shkuar ne maternitet per te lindur femijen e pare, gjithçka ka shkuar normalisht.
“Fillimisht ime shoqe u trajtua per nje lindje normale, por ne lindje e siper mjeku Karanxha vendosi te kryhej operacion per lindjen, me pretendimin se pozicioni i bebes ne barkun e nenes nuk ishte i pershtatshem per te vazhduar nje lindje normale”, tregon me tej Agolli.
Top Channel