Konflikti Baze-Taci, reagon Dhoma e Tregtise

06/11/2009 14:20

Dhoma e Tregtise se Tiranes ka reaguar mbi konfliktin mes botuesit Mero Baze dhe biznesmenit Rezart Taci.

Kryetari Nikolin Jaka deklaroi se Dhoma eshte kunder cdo lloj abuzimi me lirine e mediave, por dhe cenimit te integritetit te kujtdo e aq me teper te sipermarresve te cilet, sipas tij edhe per misionin qe kane marre shpesh behen pre e abuzimeve.

Ne deklaraten zyrtare Jaka i ka bere thirrje organeve kompetente qe te jene sa me te drejta ne zbardhjen e plote te ngjarjes dhe ne vendimet qe duhet te marrin dhe ka kerkuar mbrojtjen njelloj dhe me te njejtin seriozitet si te drejtat e biznesit ashtu dhe te drejtat e mediave.

Top Channel