Konfindustria, leter qeverise per referencat

06/11/2009 19:50

Grupimi i bizneseve prodhuese i eshte drejtuar zyrtarisht kryeministrit dhe Ministrise se Financave qe te nderhyjne per te zgjidhur situaten e renduar qe ka krijuar perdorimi masiv i referencave nga ana e doganave dhe tatimeve.

Ne nje leter zyrtare drejtuar kryeministrit, Konfindustria qe perfaqeson interesat e biznesit prodhues ne vend, verren se ne dogana po krijohet nje situate paradoksdale jashte cdo logjike ekonomike, ku shpesh here cmimet e zhdoganimeve te prodhimeve te gatshme jane me te uleta se ato te lendeve te para, cka sipas tyre penalizon prodhimin vendas.

Konfindustria verren me shqetesim faktin se mbi 30 per qind e zhdoganimeve ne doganat shqiptare kryehen sipas referencave te paravendosura dhe jo ne baze te faturave reale. Perdorimi masiv i referencave nga tatimet dhe doganat ka qene nje problem i hershem per te gjitha shoqatat e bizneseve, te cilat ne me shume se nje here kane kerkuar heqjen e tyre.

Por tashme kritikat nuk po vijne vetem nga biznesi, por edhe nga nderkombetaret. Ne progress-raportin e fundit, Bashkimi Europian kritikon drejteperdrejte qeverine shqiptare per perodirin masiv te referencave, duke i konsideruar ato si ne kundershtim te hapur me standartet europiane. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA