Bashkite socialiste kercenojne me bojkot

06/11/2009 08:25

Cenimi i autonomise lokale ben qe bashkite socialiste te hartojne planin rezerve te reagimit.

Pertej perpjekjeve per te sensibilizuar faktorin nderkombetar per cenimin e autonomise vendore, kreret e bashkive dhe komunave qe sot drejtohen nga opozita kane menduar qe te hedhin hapa te tjere radikale per te bere qe qeveria te terhiqet nga arbitrariteti.

Skema e pare e reagimit pritet te jete pezullimi i sherbimeve qe i takojne pushtetit vendor per nje afat te shkurter.

Nese serish nuk do te kete nje reflektim nga qeveria do te mund te kalohet ne nje tjeter mase qe eshte radikalizimi i metejshem.

Deputeti i Partise Socialiste, Eduard Shalsi, konfirmoi dje ne nje prononcim per gazeten “Shqip” hapat e metejshem te vendoreve socialiste.

Duke vleresuar se çdo veprim i kryer nga qeveria prek autoritetet vendore, Shalsi vuri ne dukje se masat do te shkojne ne ekstrem.

“Ky Kryeminister do te cenoje pushtetin vendor, atehere kreret e bashkive do te shkojne ne masa ekstreme. Paralajmerojme pezullimin per nje kohe te shkurter te sherbimeve. Por, nese ai vazhdon me arbitraritet te metejshem pa u konsultuar me vendoret atehere do te reagojme fort me masa e qendrime mjaft radikale”, theksoi Shalsi.

Top Channel