Zbardhet pas 13 vitesh vrasja e dy personave

05/11/2009 09:20

Zbardhet nje grabitje e ndodhur 13 vite me pare, ku mbeten te vrare nje shofer autobusi dhe arketari i nje komune.

Ngjarja per te cilen behet fjale ka ndodhur ne Diber, nderkohe qe  pas kaq vitesh, policia ka mundur te beje zbardhjen e saj, megjithese nuk ka publikuar emrat e autoreve, te cilet jane shpallur ne kerkim.

Policia shpjegoi zyrtarisht se nga strukturat e Drejtorise se Krimeve te Renda te  Departamentit per Hetimin e Krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise, ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut Diber dhe Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Mat, si rezultat i hetimeve intensive prej 2 vjetesh, duke perdorur metodat speciale te hetimit, u be i mundur zbulimi i autoreve te vjedhjes me arme me pasoje vrasjen e shtetasve Asllan Meçi dhe Rasim Elezi, ngjarje e ndodhur ne daten 19 nentor 1996, ne vendin e quajtur Shenlleshen te rrethit Diber.

Autoret e ketij krimi, emrat e te cileve nuk behen publike per arsye hetimi, te armatosur dhe te maskuar, i kane dale perpara autobusit te pasagjereve te Komunes se Reçit.

Pasi e kane ndaluar, kane vrare drejtuesin e autobusit shtetasin Rasim Elezi dhe arketarin e komunes, shtetasin Asllan Meçi dhe me pas kane marre leket e komunes, nje shume rreth 12 milione leke te vjetra, e jane larguar nga vendi i ngjarjes.

Per autoret e kesaj vepre penale, nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, me vendim nr. 73, date 27.10.2009, eshte caktuar masa e sigurise “arrest me burg”.

Top Channel