Vepra te turpshme me nje te mitur, arrestohet

05/11/2009 09:30

Kryejne vepra te turpshme me nje te mitur, prangoset nje 30-vjeçar, nderkohe qe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim.

Burime zyrtare nga policia e Korçes bejne te ditur se Petrit Hoxha, 30 vjeç, nga qyteti i Korçes, banor i Lagjes 4, eshte arrestuar nen akuzen e “kryerjes se veprave te turpshme me te mitur”, ne baze te nje denoncimi qe ka ardhur nga te aferm te nje 13-vjeçari.

Burime zyrtare te policise lokale kane bere te ditur se per te njejten ngjarje eshte shpallur ne kerkim dhe nje shok i Hoxhes.

Te njejtat burime bejne te ditur se Petrit Hoxha, bashke me nje tjeter person, kane marre nje 13-vjeçar dhe i kane kerkuar t’u tregoje organet gjenitale.

Sipas policise, Petrit Hoxha eshte identifikuar menjehere nga ana e minorenit, per shkak se banonte jo shume larg shtepise se tij.

Mesohet se 30-vjeçari ka qene bashke me nje shokun e vet dhe sipas policise, qe ka nisur hetimet, mendohet se edhe te rriturit jane zhveshur pjeserisht para 13-vjeçarit.

Pasi ka mundur te largohet nga dy maniaket, ka qene vete viktima qe eshte ankuar prane prinderve, duke ju treguar ngjarjen e shemtuar.

Burimet policore thone se ka qene nje denoncim nga familjare te minorenit qe ka çuar ne nisjen e hetimeve dhe me tej ne prangosjen e 30-vjeçarit dhe shpalljen ne kerkim te shokut te tij bashkemoshatar.

Ngjarja ka ndodhur pak dite me pare ne Lagjen 4 te qytetit te Korçes, por per shkak te hetimeve, autori eshte ndaluar vetem nje dite me pare.

Policia ka thene se te rriturit nuk kane abuzuar seksualisht dhe as eshte konstatuar nje ngacmim seksual ndaj 13-vjeçarit, por jane konsumuar me te vepra te turpshme.

Denoncimi i ketij rasti eshte i katerti ku viktima te ngacmimeve seksuale jane minorenet.

Sipas policise, denoncimet e tjera kane ardhur nga persona te mitur qe akuzojne te tjere minorene, por ndryshe nga protagonistet e vegjel te ketyre ngjarjeve, se fundmi ne “loje” jane perfshire edhe te rriturit.

Top Channel