SHBA, sulmi ne “Fort Hood” shkon ne 12 numri viktimave

05/11/2009 23:20

Shkon ne 12 numri i te vdekurve ne bazen ushtarake te “Fort Hood” ne Teksas te SHBA-se ndersa te plagosurit jane mbi 31.(UPDATE)

Konfirmohen ushtare 11 viktima dhe 1 person pjese e personelit te sigurise se qendres se kontrollit e shendetit mendor te bazes, vend ku ndodhi edhe masakra e Nidal Hasan Malik.

Nderkaq, burime jozyrtare njoftojne se autori i masakres eshte majori i bazes, Nidal Hasan Malik rreth 40 vjec, qe ndodhet ne spital ne gjendje te qendrueshme, ndersa nen arrest, pasi dyshohen si pjesemarres ne masaker ndodhen edhe 2 ushtare te tjere pjese e “Fort Hood”.

Ende nuk dihen motivet e sakta qe cuan autoret ne ndermarrjen e ketij veprimi.

Pas ngjarjese presidenti amerikan Barak Obama e ka cilesuar ate si “te tmerrshme” si dhe ka shprehur ngushellimet per familjaret e viktimave.

Top Channel