SHBA, sulm bazes ushtarake, 7 viktima

05/11/2009 22:45

Shtate persona kane gjetur vdekjen si pasoje e te shtenave me arme zjarri ne bazen ushtarake te “Fort Hood” ne Teksas te Shteteve te Bashkuara e Amerikes.

Lajmi publikohet nga televizionet amerikane ku shtohet se edhe 12 persona te tjere kane mbetur te plagosur.

Autoritetet amerikane njoftojne se nje person qe dyshohet si njeri prej autoreve eshte ndaluar ndersa nje tjeter ka arritur te arratiset.

Nuk behet e ditur nese viktimat jane personel ushtarak i bazes apo civile, gjithashtu nuk njoftohen as te dhena per agresoret.

Top Channel