
Autoritetet me te larta shteterore kane pritur sot perfaqesuesit e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, institucioni qe mban nen monitorim ecurine e Shqiperise.
Me presidentin Bamir Topi ata kane disktuar ceshtje te tilla si progresin e Shqiperise per konsolidimin e insitucioneve te pavarura, forcimin e shtetit ligjor, reformen ne drejtesi dhe vleresuan disa aspekte te zgjedhjeve parlamentare.
Per ceshtjen e zgjedhjeve, reporteret e Keshillit te Europes diskutuan edhe me kryeministrin Sali Berisha, duke deklaruar se ne raportin vjetor qe do te pergatisin per Shqiperine, ata nuk do ta perfshijne ceshtjen e zgjedhjeve, pasi qendrimi i tyre eshte i njejte me ate te faktorit nderkombetar.
Persa i perket kerkesave te opozites ne vend per rinumerimin e votave, njoftimi zyrtar i keshillit te ministrave thote se ne takim u theksua se, ne asnje rast, politika nuk mund te nderhyje per te ndryshuar vendimet e gjykatave.
Delegacioni i Keshillit te Europes u takua edhe ministrin e Jashtem, Ilir Meta i cili i siguroi reporteret se koalicioni qeverises eshte krijuar dhe funksionon per integrimin e Shqiperise ne familjen europiane, duke shprehur besimin se klasa politike shqiptare do te jete e afte te tregoje pjekurine e nevojshme politike.
Top Channel