PS: Policia qellimisht nuk e ndalon Tacin

05/11/2009 15:15

Partia Socialiste leshoi akuza te forta ndaj qeverise dhe policise qe sic tha ajo ende nuk ka arrestuar dhunuesin e gazetarit Mero Baze.

Por opozita rreshton disa argumenta te tjera kur tha se qeveria rendit sukesest ne luften kunder krimit ndersa policia nuk eshte ne gjendje te sqaroje opinion publik se ku eshte Rezeart Taci.

“Eshte e pajustifikueshme qe, ne nje kohe kur Sali Berisha dhe Ministri i tij i rendit bejne be rrufe per sukseset e tyre hipotetike ne luften kunder krimit, policia qe ata drejtojne nuk eshte ende ne gjendje te sqaroje opinionin publik nese Rezart Taçi eshte ende ne Shqiperi apo ka kaluar kufijte e vendit tone, si dhe ne çfare pike jane hetimet mbi kete ngjarje”, u shpreh Tahiri.

Segmente te Policise se Shtetit tha deputeti socialist Tahiri jane kthyer ne nje bande me uniforme qe drejtohen sipas tij nga ministri Lulzim Basha.

“Sot Policia e Shtetit eshte e pamundur te na tregoje vendndodhjen e Rezart Taçit dhe ecurine e hetimeve ndaj tij. Kjo jo sepse policia eshte e paafte, por sepse per te gjetur Rezart Taçin Policise i duhet te kontrolloje ne zyren dhe shtepine e Sali Berishes, sepse eshte atje ku fshihet Rezart Taçi dhe i gjithe korrupsioni e paligjshmeria qe ai perfaqeson”, u shpreh Tahiri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta