Parate pastrohen ne arsim dhe farmaceutike

05/11/2009 09:05

I lexuar ne mbledhjen me dyer te mbyllura, por i publikuar me pas per mediat, raporti i Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave, permbante rastet mbi hetimin e aktiviteteve te dyshimta.

DPPP-ja, struktura qe varet direkt nga Ministria e Financave, deklaroi hapur se perveç ndertimit dhe pronave te paluajtshme, tashme parate e pista po pastrohen ne aktivitete private, qe lidhen me aspektin social.

Per t’i qendruar larg dyshimit, parate qe kane burim jo te ligjshem, jane hedhur ne arsim dhe farmaceutike.

Arben Doçi raportoi dje para Komisionit Parlamentar te Sigurise Kombetare te gjithe punen e bere ne tre vitet e fundit, perfshi dhe vitin 2009, deri ne tetor.

“Kemi deduktuar raste te dyshimta, ku parate te cilat nuk kane burime te ligjshme, jane investuar ne dege te ndryshme te ekonomise si ndertim, hoteleri, shitblerjen e pronave te paluajtshme, jane investuar ne arsim e sektorin medicinal, jane depozituar ne banka”, tha Doçi.

Sipas tij, jane leshuar 18 urdhra per bllokimin e 36 llogarive bankare, me vlere totale 3.2 milione euro, ose rreth 4 miliarde leke te vjetra.

Sa i takon bashkepunimit me institucionet e linjes, Doçi evidentoi bashkepunimin jo te mire me organin e akuzes.

“Prokuroria e pergjithshme jo gjithnje u pergjigjet denoncimeve te Drejtorise se Parandalimin te Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmi”, tha shefi i DPPP-se.

Top Channel