
Edhe ne Parlamentin Europian jane reflektuar qarte qendrimet kontradiktore per bojkotin qe Partia Socialiste i ben Parlamentit ne Shqiperi.
Eurodeputetja Doris Pack e quan procesin zgjedhor kategorikisht te mbyllur dhe kerkon kthimin e menjehershem ne Kuvend.
“Rezultati eshte cmuar nga komuniteti nderkombetar e nese ata thone se keto zgjedhje ishin korrekte, nuk me duket e drejte qe opozita te thote se nuk ishin korrekte”, ka deklaruar Pack.
Ndersa eurodeputeti i majte Kristian Vigenin thote se duhen degjuar arsyet se perse e detyruan opoziten shqiptare te zgjedhe kete rruge.
“Situata eshte shqetesuese. Ne nje vend qe do te antaresohet ne BE, shohim se opozita qe ka gati gjysmen e mandateve ka vendosur te rrije jashte Kuvendit, duke mos reaguar si nje opozite e vertete parlamentare. Mendoj se nuk mund te nderhyjme ne kete vendim, por dhe nuk mund te mbyllim syte. Sigurisht qe Partia Socialiste ka arsyet e saj, por se paku ne mund te vezhgojme dhe ta permendim kete fakt ne raportin e Parlamentit Europian”, deklaron Vigenin.
Ai thekson se per te diskutuar mbi kete situate do te thirret ne Bruksel vete kreu i PS, Edi Rama dhe nenvizon se zeri i tij duhet degjuar pasi zgjedhjet e 28 qershorit nuk i arriten plotesisht standartet.
“Kemi ftuar Edi Ramen ne Bruksel, ndoshta ne fillim te vitit te ardhshem per te diskutuar mbi kete situate. Ne duam qe te shohim nje proces transparent demokratik zgjedhor dhe qartesisht nuk u arriten fiks standartet qe priteshin nga keto zgjedhje, perderisa partia kryesore e opozites kritikon, jo aq shume rezultatin, sesa menyren sesi u numeruan votat, sesi u mbajten zgjedhjet. Ndaj po shohim sesi mund ta zgjidhim kete ceshtje pa nderhyre”, pohon Vigenin.
Ndersa Pack kembengul me qendrimin e saj se opozita duhet te hyje ne Parlament, pasi per kete eshte votuar nga elektorati shqiptar.
“I kerkoj opozites ta marre kete detyre persiper me seriozitet. Ata jane zgjedhur per te punuar ne Parlament e jo qe ta bojkotojne ate. Nuk ndryshon asgje nese rrine rrugeve”, thekson Pack. Sipas
Vigenin, nese opozita hyn ne Parlament i bie qe ajo te pranoje rezultatin e kontestuar te zgjedhjeve. Por nga ana tjeter ai vlereson se qendrimi jashte do te beje te veshtire qendrimin imponues te saj.
“Nese ata hyjne ne Parlament e legjitimojne ate, do te njohin rezultatin zgjedhor. Por ne anen tjeter, qendrimi jashte Parlamentit e ben te veshtire imponimin ndaj pozites teresisht”, thote ai.
Por Doris Pack nenvizon se opozita ka nje rendesi jetike ne zhvillimin e politikes dhe thekson se nese ajo rri jashte nuk mund te jape kontributin e saj.
“Demokracia funksionon me pozite dhe opozite. Nese opozita nuk eshte ne Parlament nuk mund te influencoje mbi asnje ligj. Une e kam thene dhe kur te tjeret bojkotuan Parlamentin, “ju lutem futuni brenda”, dhe e perseris dhe tani”, thote ajo.
I vetmi qendrim i perafert mes dy deputeteve eshte ai lidhur me hapjen e kutive, te cilen njeri e konsideron dicka “te rrezikshme”, ndersa tjetra te pamundur.
“Di qe rihapja e kutive eshte nje ceshtje e rrezikshme. Numerimi i dyte ne asnje rast nuk pershtatet 100 % me numerimin e pare. Edhe nese perberja e Parlamentit nuk do te ndryshoje, do te kemi ndoshta nje rezultat te ndryshem nga ai i llogarituri, cfare do te sjelle pasiguri politike ne Shqiperi. Duhet te kete nje sjellje te pergjegjshme si nga qeveria dhe nga opozita per te zgjidhur situaten, sepse kuptohet qe kjo ceshtje nuk mund te zgjase me vite, perjetesisht, e nese opozita nuk eshte ne gjendje te imponoje ndryshime duke qendruar jashte, ndoshta eshte me mire te hyje brenda e te perdore mjetet parlamentare per te bere presion ndaj qeverise e partive ne pushtet”, shprehet Vigenin.
Ndersa Pack vlereson: “Nese ata jane brenda Parlamentit mund te kerkojne te hetojne c’te duan, por nuk mund te kerkojne rihapje te kutive. Kjo nuk eshte e mundur, sepse zgjedhjet jane vleresuar si te drejta e korrekte dhe ky kapitull eshte mbyllur. Ata duhet te nisin te punojne per te ardhmen e vendit”.
Pack dhe Vigenin kane qendrime te kunderta edhe lidhur me bashkepunimin LSI-PD, te cilin te majtet europiane e shohin me shume dyshim.
“Personalisht e njoh zotin Meta, takimi yne i pare ka qene ne vitin 95, mendimi im personal eshte qe parti te tilla qe reklamohen socialiste apo socialdemokrate duhet te evitojne koalicione te ketij tipi, sepse sjellje te tilla e bejne konfuze bazen elektorale te ketyre partive. Nuk e di nese kjo ishte zgjidhja e vetme me e mire per te patur ndoshta nje qeveri te qendrueshme, meqenese ky eshte nje nga shpjegimet. Por ne pergjithesi, partite e majta duhet te tentojne bashkepunimin e jo te luftojne njera-tjetren duke ju bashkuar se djathtes ne koalicione”, nenvizon Vigenin.
Ndersa mendimi i Pack eshte: “PD dhe partia e Ilir Metes arriten nje marreveshje per koalicion dhe ky fakt eshte i mrekullueshem, jam e lumtur qe ndodhi dhe qe tashme vendi ka nje qeveri te qendrushme. Te dy keto parti kane devotshmerine per ta cuar vendin drejt Unionit e mendoj se se bashku do t’ia mberrijne ketij menaxhimi”.
Top Channel