Krimet e Renda zbardhin ngjarjen pas 13 vjetesh
05/11/2009 01:25
Drejtoria e Krimeve te Renda e Policise se Shtetit ka mundur te zbardhe nje vrasje te dyfishte te ndodhur ne Diber ne vitin 1996.
Dy persona jane arrestuar pasi per qellime grabitjeje te armatosur dhe te maskuar, u kane dale perpara autobusit te pasagjereve te Komunes se Reçit, dhe kane vrare drejtuesin e autobusit shtetasin, Rasim Elezi dhe arketarin e Komunes shtetasin, Asllan Meçi dhe me pas kane marre prej 12 milone lekesh qe arketari kishte me vete.
Ngjarja krijoi panik ne kete zone ne momentin qe u krye dhe u arrit te zbardhej vetem pas 13 vjetesh.
Top Channel