Kredite jashte standardi, rriten ne 18 per qind

05/11/2009 08:10

Bankat ne Shqiperi realizuan fitime prej 1 miliard lekesh (rreth 7.6 milione euro) gjate nentemujorit janar-shtator te ketij viti, duke hapur mundesine e mbylljes se vitit 2009 me rezultat pozitiv, pavaresisht veshtiresive te krijuara nga kriza ekonomike dhe financiare boterore.

Nje vit me pare, bankat paten shenuar 62 milione euro fitime. Ne total, nuk ka renie te aktivitetit te biznesit bankar gjate ketij viti, por tkurrja e fitimeve erdhi si pasoje e rritjes se provigjoneve per mbulimin e humbjeve te mundshme nga kredite e keqija.

Kredite qe klasifikohen si “te keqija”, u rriten ne 9.82 per qind te totalit te portofolit, ndersa edhe afro 8 per qind te tjera shfaqin probleme te ndryshme, perfshi vonesat ne pagesen e kesteve.

Perqindja e kredive te klasifikuara si standarde eshte ulur ne 81.74 per qind te totalit, sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, niveli me i ulet ky i shenuar qe nga viti 2001, kur sistemi bankar u pastrua nga kredite e keqija te trasheguara nga koha e bankave shteterore.

Sistemi bankar ka nje portofol kredish prej 427 miliarde lekesh (3.2 miliarde eurosh). Kredite e klasifikuara si te humbura dhe pa shprese rikuperimi, u rriten ne 2.68 per qind te totalit.

Kjo eshte edhe arsyeja kryesore e zvogelimit te humbjeve, per shkak se bankat kane perdorur fitimet e realizuara gjate ketij viti per te mbuluar kredite e keqija.

Top Channel