
Bashkepunimi i policise se Kukesit me ate te Prizrenit dhe Gjakoves apo Pejes ka bere qe shume persona, autore te veprave te ndryshme penale te bien ne duart e drejtesise.
Nga biseda me drejtues te larte te policise ne Kukes, por edhe ne Prizren, meson se bashkepunimit mes policive te dy aneve te kufirit i kushtohet nje rendesi e veçante.
Nje numer kriminelesh dhe ne teresi njerez qe kryejne vepra penale i shmangen drejtesise, nder te tjera, edhe duke u fshehur ne Kosove (ata nga Shqiperi) dhe anasjelltas per personat nga Kosova.
Kapja e personave qe fshihen ne qytetet respektive ka qene teresisht rezultat i ketij bashkepunimi, i shkembimit reciprok te informacioneve dhe i ndihmes konkrete nga policite rajonale.
“Ne dhjetera raste kemi arritur rezultat vetem ne saje te ndihmes qe na kane dhene koleget e policise se Kosoves, perkatesisht te Gjakoves, Prizrenit, si dhe ne disa raste edhe e Pejes ne kapjen e nje numri autoresh shume te kerkuar per vepra penale te vrasjes etj.”, thote nje drejtues i larte i policise ne Kukes.
Per te ilustruar kete eprori i larte tregon, ndonese jo zyrtarisht se nje vit me pare policia e Qarkut te Kukesit arriti te kape nje person shume te kerkuar per vrasjen e nje shtetasi ne prite, siç u tha ne ate kohe per gjakmarrje, vetem nje dite pas ngjarjes.
Pas kryerjes se krimit autori ishte fshehur ne nje fshat te Pejes dhe ishte kapur vetem fale bashkepunimit te policise lokale te Pejes, duke tejkaluar protokollet burokratike te pritjes se urdhrave me shkrim nga Prishtina etj.
Çdo vonese do te shtonte probabilitetin qe krimineli te largohej ne brendesi te Kosoves apo edhe jashte saj siç ka ndodhur deri ne vitet 2000, por edhe me pas.
Edhe drejtori i policise se Qarkut, Muharrem Furriku, pohon se shkembimi i informacionit mes dy policive edhe ne rang rajonal ka qene i rendesishem.
Top Channel