Kine, fshataret shesin gjakun per te jetuar

05/11/2009 19:35

Mbi 6 mije fshatare te varfer ne provincen e Hubeit ne Kinen qendrore shesin rregullisht gjakun e tyre per te mbijetuar.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja lokale “China Daily”, e cila kujton dramen e mijera fshatareve te provinces se Henanit.

Ne fund te viteve 90 banoret e ketij fshati u preken nga virusi HIV, qe shkakton SIDA-n, per shkak te dhurimit te gjakut ne kushte primitive.

I njejti burim shton se donatoret marrin 168 juan, ose 16 euro per cdo dhurim.

Top Channel