
Pas tre vjetësh kërkesa nga drejtuesit e Fakultetit të Drejtësisë dhe studentëve miratohen masterat e nivelit të dytë të këtij fakulteti.
Për dy javë me radhë, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për masterat e nivelit të dytë.
Është miratuar hapja e masterave të nivelit të dytë për departamentin e të drejtës publike, të drejtës penale dhe departamentin e të drejtës civile, ndërkohë që me një tjetër vendim është miratuar edhe masteri i njohur si e drejta e biznesit.
Janë mastera të nivelit të dytë, të cilët në bazë edhe të udhëzimit të djeshëm të ministrit, nr. 35, datë 4.11.2009, Fakulteti Juridik ka nisur nga procedurat e aplikimit për të gjithë studentët apo aplikantët që janë të interesuar të vazhdojnë studimet në këto mastera.
Drejtuesit e fakultetit sqarojnë se mesatarja apo titujt janë një kriter për të fituar masterin e nivelit të dytë.
Nota mesatare, botimet, vjetërsia në punë, profesioni aktual, certifikatat e gjuhës së huaj, si edhe intervista janë disa nga kriteret për të fituar masterin.
Top Channel