
Gazeta britanike “Financial Times” pritet te publikoje raportin vjetor per Shqiperine me 7 dhjetor te ketij viti dhe i ka derguar qeverise nje propozim bashkepunimi, por duket se propozimi i saj ka rene ne vesh te shurdhet, behet e ditur nga burime prane qeverise.
FT, e cila lexohet nga rreth 1.4 milione vete çdo dite dhe ka mes lexuesve krere shtetesh dhe udheheqes te rendesishem biznesi, i dergoi nje ftese per bashkepunim qeverise me 19 nentor, ku u shpjegonte temat e lajmeve qe do te perfshihen ne raportin special per Shqiperine, si edhe çmimet per reklamat.
Por, asnje zyrtar i larte i qeverise nuk e ka marre ende ne shqyrtim kete propozim.
Raportet speciale
“Financial Times” publikon nje numer te konsiderueshem raportesh speciale per vende te ndryshme te botes apo per industri te caktuara.
Keto speciale zakonisht kane gjuhe te bute dhe sherbejne me se shumti si reklame, pavaresisht se shkruhen nga gazetare profesioniste dhe ne to zbatohet etika e raportimit te paanshem.
Raporte te tilla shoqerohen me reklama nga institucionet qeveritare. Reklamat kushtojne deri ne 85 mije paund. Vete FT thote se “raportet tona speciale vleresohen nga lexuesit tane te rendesishem dhe me ndikim si nje burim objektiv informacioni dhe ky raport perben nje platforme te shkelqyer reklamuese”.
Megjithate, qeveria shqiptare duket se nuk eshte e bindur. Qeveria dhe “Financial Times” paten nje sherr te permasave historike dy vite me pare, kur qeveria kercenoi permes komunikimeve zyrtare se nuk do te jepte reklamat e disa agjencive shteterore, ne rast se nuk i jepej e drejta te lexonte paraprakisht shkrimet qe do te publikoheshin ne raportin special dhe sanksiononte se keto shkrime duhej te ishin pozitive dhe t’u pelqenin atyre.
Stafi redaktues i FT nuk pranoi qe t’i dorezonte shkrimet per inspektimin e qeverise shqiptare para publikimit. Jo vetem kaq, por leterkembimet mes zyrtareve te FT-se dhe qeverise perfunduan ne shtypin shqiptar.
Top Channel