Ekstradohet i denuari per tentative vrasjeje

05/11/2009 09:25

Tentoi te vriste dy te rinj nga qyteti i Çorovodes 10 vjet me pare, tashme do te vuaje denimin e marre ne mungese me 15 vjet heqje lirie.

Benjamin Dine, 33 vjeç nga Fieri, ka rene ne prangat e policise se Milanos dhe me pas eshte ekstraduar per ne Shqiperi, fale bashkepunimit te Interpol Tiranes dhe policise italiane.

Sapo ka mberritur ne ambientet e paraburgimit te 302-shit ne Tirane, mengjesin e djeshem, 33-vjeçarit fierak i eshte komunikuar denimi me 15 vjet heqje lirie, çka ka bere te mundur dhe ekzekutimin e vendimit te dhene nga ish-Gjykata e Rrethit Gjyqesor ne Skrapar per denimin e tij ne mungese.

Ne vitin 2000 Dine eshte shpallur fajtor ne mungese per vepren penale te “vrasjes se mbetur ne tentative”.

Ngjarja per te cilen i riu nga Fieri u denua me 15 vjet heqje lirie, ka ndodhur ne qytetin e Çorovodes, ne vitin 1999, kur Dine kishte shkuar per nje vizite te disa te aferm te tij.

Gjate nje sherri banal me disa te rinj, ai tentoi te vrase me arme zjarri shtetasit H.Durra dhe G.Memollari.

Gjate grindjes, Dine qelloi me arme drejt tyre, por pa lenduar njeri. Menjehere pas ngjarjes ai largohet nga qyteti i Çorovodes dhe me vone edhe nga Shqiperia.

Ishin organet e drejtesise se Skraparit, te cilat fillimisht e identifikuan ate si autor te ngjarjes dhe me pas e gjykuan ne mungese, duke e shpallur ne kerkim ne lidhje me akuzen.

Tashme ai do te vuaje denimin me 15 vjet heqje lirie, denim te marre ne mungese nente vjet me pare.

Top Channel