
Interesat e bonove te thesarit me afat maturimi 12-mujor u reduktuan vetem me 12 pike baze ne ankandin e fundit, duke sjelle nje pasqyrim shume te pakte te uljes se interesit baze te BSH-se ne treg.
Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, bonot e thesarit te shitura ne ankandin e se martes paten interes mesatar prej 9.31 per qind, nderkohe qe ne ankandin paraardhes ishte 9.43 per qind.
Bonot e thesarit me maturim tremujor u shiten perkundrejt interesit prej 6.32 per qind, nderkohe qe ne ankandin paraardhes qene shitur me 6.36 per qind.
Ky reduktim me 4 pike baze konsiderohet i paperfillshem. Banka e Shqiperise vendosi javen e kaluar te ule interesin baze ne ekonomine shqiptare me 50 pike baze nga 5.75 per qind ne 5.25 per qind, gje qe teorikisht sjell uljen e kostos se lekut ne treg me te njejten mase.
Por, ne ankandin e bonove te thesarit, ky reduktim i kostos se lekut u pasqyrua vetem pjeserisht.
Borxhi publik “gllaberon” zakonisht rreth 40 per qind te depozitave te shqiptareve, gje qe i ben interesat e bonove te thesarit percaktuese per interesat e instrumenteve te tjera financiare ne leke, si depozitat dhe kredite.
Interesat e bonove te thesarit jane rritur ndjeshem gjate vitit te fundit, pjeserisht si pasoje e kerkeses se larte per borxh nga ana e qeverise dhe pergjithesisht si pasoje e rritjes se primit te rrezikut per investimet ne borxhin publik.
Nje vit me pare, bonot 12-mujore shiteshin per 8 per qind, ndersa ato tremujore per 6.22 perqind.
Top Channel