Baze: Taci te arrestohej per evazionin, jo per mua

05/11/2009 00:00

Ne nje lidhje direkte me emisionin “Top Story”, gazetari i dhunuar nga Rezart Taci, Mero Baze eshte shprehur se e shqeteson deklarata e ministrit Basha, sipas te cilit, Taci ishte ne kerkim prej tre ditesh, nderkohe qe vete ai tha se u dorezua pasi gjykata vendosi masen e arrestit.

“Problemi eshte qe gjithcka kam thene per Tacin eshte e vertete. Problemi qe une po ngre qe nga janari eshte qe Taci shmang sasine e naftes qe importon dhe ate qe merr nga toka shqiptare. Ka futur nafte pa dogane ne Shqiperi duke paguar 10 % te vleres si nafte bruto”, shprehet Baze.

Ne vijim, ai shton se qeveria duhet te reagoje ndaj akuzave te tij per evazion fiskal te kompanise Taci Oil dhe jo ndaj vete Rezart Tacit. “Nje jave me pare Bode u detyrua t’i bllokonte biznesin por Policia e Shtetit si nje klan i kapur nga mafia reagon ndaj Policise Tatimore. Taci dhe ARMO kane 70 % te tregut sipas eksperteve por edhe nese kane 40 % kjo eshte nje gje e rende. Bode dhe Basha jane ne konflikt me kapjen e shtetit. Edhe tani qe Taci eshte ne qeli, biznesi i tij vazhdon te funksionoje ne menyre informale”, shton Mero Baze.

Ai shton se nuk ka asnje interes privat ne kete ceshtje. “Prokuroria e shikon Tacin si biznesmen sepse ai mund t’i mbylle gojen cdo njeriu me para. Taci ka konflikt me mekanizmat e shtetit dhe me menyren si ka privatizuar ARMO-n. Ceshtja duhej te kalonte ne vetegjyqesi qe prokuroria te arrestonte Tacin?”, thekson gazetari i dhunuar, sipas te cilit, Rezart Taci duhej te arrestohej per shkeljet ligjore qe ka bere.   

Top Channel