
Incidenti me Armo-n, gjate te cilit policia e rendit u perplas fizikisht me tatimet qe kerkonin pezullimin e aktivitetit te ndermarrjes per shkak te mos shlyerjes se detyrimeve, eshte shoqeruar me nje reaksion zinxhir levizjesh vetem per drejtuesit lokale te ketyre dy strukturave.
Por ndersa drejtori i policise se qarkut Shemsi Prenci eshte rritur ne detyre, ai i tatimeve ne Fier, Halil Lamaj eshte larguar nga detyra edhe pse kishte vetem dy jave ne kete post, kohe gjate te ciles ndodhi edhe incidenti.
Te dyja keto levizje ndodhen ne nje hark kohor prej 24 oresh. Tatimori Lamaj ishte i komanduar ne Fier, keshtu e ka motivuar largimin e tij Drejtoria e Pergjithsme e Tatimeve.
Ndesra Shemsi Prenci, sipas Ministrise se Brendshme, emerohet ne krye te forcave speciale. Nderkohe Armo, burimi i incidentit te paprecedent ku dy sktruktura te shtetit u perplasen me njera-tjetren, prej mese nje jave ka rinisur aktivitetin.
Pas akuzave per evazion, burimet zyrtare thane se kompania ka paguar detyrimet pak dite pas incidentit dhe ka marre nje certifikate provizore te akcizes, e cila mungonte prej me shume se nje viti, qe pas privatzimit nga Taci Oil.
Top Channel