Turqi, gjobe 32 milione euro per Google

04/11/2009 18:30

Ministria e Finanave turke ka vendosur nje gjobe prej 71 milione lirash turke (32 milione euro) per motorin amerikan te kerkimit Google, pasi ka faturuar jashte vendit dhe jo ne Turqi te ardhurat e disa kontratave publicitare.

Lajmin e ka bere te ditur e perditshmja filo-qeveritare “Sabah”.

Pas gjobes se majme prej 2.4 miliarde dollaresh te vendosur ndaj Dogan, grupi me i rendesishem editorial ne vend, Ministria e Financave turke ka filluar nje kontroll te te ardhurave te kompanive me te medha kombetare jashte vendit.

Pas inspektimit, eshte vene re se te gjitha transaksionet komerciale dhe publicitare mes ndermarrjeve turke dhe “Google Irland” jane kryer nga “Google Reklamcilik”, nenstruktura turke e motorit te kerkimit, por faturimet kane ndodhur jashte vendit duke humbur keshtu te ardhurat per zyren tatimore turke.

Gjoba eshte vendosur me akuzen e evazionit fiskal.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta