
Presidenti i vendit, Bamir Topi ka reaguar pasditen e sotme lidhur me dhunen e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze, duke e cilesuar ate si nje ngjarje te papranueshme.
Ne nje deklarate per mediat, Topi eshte shprehur se liria e medias eshte dicka thelbesore ne nje shtet demokratik dhe ka nenvizuar se reforma ne legjislacionin per kete sektor eshte me se e nevojshme.
“Ngjarja me gazetarin Mero Baze eshte e papranueshme. Nuk ka demokraci pa media te lira. Rruga ne vite nuk ka qene e lehte per median dhe reforma ne legjislacionin per to eshte e nevojshme”, ka deklaruar Topi.
Kreu i shtetit ka denoncuar edhe influencen e politikes tek mediat shqiptare dhe ka shtuar se eshte koha per nje reflektim te thelle.
Top Channel