Shembja e pallatit, kryebashkiaku s’pranohet deshmitar

04/11/2009 08:30

Kerkohet paraqitja e kryebashkiakut te Gjirokastres, Flamur Bime, si deshmitar ne gjyqin e tragjedise se 9 nentorit 2008, ku tre persona humben jeten dhe 14 familje mbeten te pastreha.

Kerkesa eshte bere nga ish-sekretarja e KRRT-se se Gjirokastres, por eshte rrezuar nga gjykata. Ne seancen e djeshme ne ngarkim te shtate te pandehurve te akuzuar si shkaktare te tragjedise, ka qene radha e grupit te avokateve mbrojtes per te paraqitur argumentet e tyre perfundimtare, pas konkluzioneve te paraqitura ne seancen e meparshme nga pala e akuzes.

Grupi i avokateve mbrojtes i te shtate te pandehurve, gjate paraqitjes se pretendimeve te fundit ka kerkuar te rrezohen akuzat e ngritura nga prokuroria per te gjithe te pandehurit, prej te cileve vetem njeri ndiqet ne gjendje arresti, ndersa gjashte te tjeret ne gjendje te lire. Ne fillim te seances eshte paraqitur kerkesa e te pandehures Aferdita Papamihali, ish-sekretare prane KRRT-se se bashkise, e cila ka kerkuar nderprerjen e gjykimit derisa te paraqitet dhe te deshmoje para ketij trupi gjykues vete kryetari i bashkise, Flamur Bime.

Sipas te pandehures Papamihali, kryebashkiaku Bime eshte marre ne pyetje nga hetuesit dhe prokuroret vetem nje here, ne ditet e para te hetimeve te kesaj ceshtjeje. Nje kerkese tjeter e te pandehures ne fjale ka qene dhe rishikimi i punes se saj gjate vitit 2008, kur ka ndodhur tragjedia, por qe te dyja keto kerkesa nuk jane marre parasysh dhe jane hedhur poshte nga trupi gjykues.

Sipas vendimit te ndermjetem te trupit gjykues te kryesuar nga vete kryetari i Gjykates se Gjirokastres, Desard Avdulaj, e pandehura Aferdita Papamihali gjate procesit e ka pasur gjithe kohen e nevojshme ne dispozicion per te paraqitur keto pretendime dhe kerkesa, shqyrtimi i te cilave ne keto momente permbyllese te procesit do ta pengonte dhe do ta zvarriste edhe me tej kete proces gjyqesor.

Nderkaq, avokati i te pandehurit kryesor, Sotiraq Janora, ka kerkuar nga trupi gjykues pafajesine e klientit te tij pasi, sipas tij, objekti qe ishte duke u ndertuar prej firmes se tij ka qene me leje ndertimi dhe konform te gjitha rregullave dhe ngjarja nuk mund te cilesohet si nje vrasje apo veper kriminale me dashje.

Prokurori i ceshtjes, Alfred Saliu, dy jave me pare ka dhene pretencen e tij duke kerkuar shpalljen fajtor kryesor te presidentit te firmes ndertimore, me akuzen per vrasjes ne rrethana te cilesuara, si dhe per shkaterrim te prones me dashje, duke kerkuar denimin e tij me 21 vite burg. Nderkaq, per inxhinierin Gjergji Meci, nga organi i akuzes eshte ngritur akuza per shperdorim detyre dhe eshte kerkuar denimi me tre vjet burg dhe 500 mije leke gjobe.

Per te pandehuren Aferdita Papamihali eshte kerkuar denimi me tre vjet e 6 muaj burg, si dhe 500 mije leke gjobe per shperdorim detyre. Masa te njejta denimi jane kerkuar nga pala e akuzes edhe per Admir Shehaj e Alfred Mamanin, te cilet jane konsideruar fajtore nga prokuroria per shperdorim detyre. Ndersa per dy te akuzuarit e tjere, Leonard Mustafaraj dhe Petrit Maksuti, akuzuar nga prokuroria per shperdorim detyre, eshte kerkuar denimi me nje vit e gjashte muaj burg.

Nderkaq, te pranishem ne kete seance ishin edhe disa nga banoret qe pas tragjedise humben te afermit e tyre, apo mbeten pa strehe, dhe qe ne forma nga me te ndryshmet kane kerkuar denimin e shkaktareve te tragjedise dhe demshperblim per humbjet materiale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta