Rritja e rreme e pagave

04/11/2009 16:05

Me gjithe premtimet publike te qeverise, rritja e pagave per sektorin buxhetor, gjate periudhes 2005-2009 realisht eshte me e vogel se ne periudhen 2001-2005.

Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, e cila i referohet Institutit te Statistikave, per periudhen 2001-2005 rritja kumulative e pages mesatare ne sektorin shteteror ishte ne terma nominal 76 per qind, ndersa ne intervalin 2005-2009 rritja e pages ne total ka qene vetem 50 per qind.

Edhe po te zhvishen nga efekti i inflacionit del se serish rritja reale e pagave ne perqindje ka qene me e larte ne periudhen 2001-2005 se sa ne kater vitet e fundit.

Ne fakt qeveria ka te drejte vetem pjeserisht, kur thote se ka sjell nje rritje bruto te pages. Ne dukje paga e buxhetoreve eshte rritur ne vlere por jo si perqindje nese do te krahasohehsin dy periudhat e fundit te qeverisjeve 2001-2005 dhe 2005-2009.

Te dhenat tregojne se ne katervjecarin e fundit, qytetaret moren me shume leke si page mujore por kjo nuk do te thote se qytetaret kane perfituar me shume nga ajo. Perkundrazi, te dhenat tregojne se nje pjese te mire te saj shteti ja u merr buxhetoreve ne formen e taksave.
 
Ne vitin 2007 barra fiskale mbi rrogat pesoi nje rritje spektakolare si pasoje e takses se sheshte. Dhe te dhenat tregojne se nje shqiptari i mbahen sot nga paga mesatarisht 4010 leke tatim mujor, ne nje kohe qe kater vite me pare paguante vetem 895 leke.

Kjo llogaritje e kryqezuar e bazuar e gjitha ne te dhena zyrtare tregon se se rritja neto e pagave ka qene ne katervjecarin e fundit rreth 770 leke me e ulet se sa nje katervjecar me pare.

 

Top Channel