Proteste para bashkise se Orikumit
04/11/2009 13:25
Banoret e Orikumit kane dale serish ne nje proteste perpara bashkise se qytetit te tyre ne lidhje me fatin e tokave qe dikur kane marre ne baze te ligjit 7501.
Ata kane kerkuar qe te anulohen lejet e dhena ne kete toke si dhe te zgjidhet ceshtja e tyre sipas premtimeve te bera nga ana e kryeministrit Berisha gjate fushates elektorale.
Pak dite me pare banoret e Orikumit, te cilet kane punuar ne fermen bujqesore u perleshen me policine.
Top Channel